Drita i falet Festim Alidemës, merr fitore në kohën shtesë

Drita ka mposhtur Feronikelin me rezultat 1-0 në ndeshjen e fundit të xhiros së 23-të në elitën e futbollit kosovar.

Dy skuadrat kanë nevojë të madhe për pikë edhe pse kanë objektiva krejtësisht të kundërta.

Më poshtë gjithçka çfarë ndodhi minutë pas minute.


Feronikeli – Drita 0:1

Mbyllet ndeshja!

GOOOL: 95′ Alidema shënon për Dritën, super gol. 

90+2′ Simonovsi gjuan bukur, Maloku mbron edhe më bukur.

90′ Gjyqtar Tefik Maloku akordon 7 minuta lojë shtesë.

88′ Pllana pëson dëmtim. Zëvendësohet nga Kiqina.

83′ Rast i mirë për Feeronikelin. Hoxha harkon, por Simonovski nuk e shtyn topin drejt rrjetës.

72′ Vucaj gjuan, pret Smakiqi.

68′  Aksion i bukur i Dritës. Namani gjuan fuqishëm, por topi shkon ngjitur me shtyllën.

59′ Silva harkon në zonë, Dabiqaj gjuan, por mbi portë.

57′ Lojë më e dobët në pjesën e dytë. Skuadrat po luftojnë në mesfushë.

47′ Nili gjuan një top në zonë, po Maloku ishte në vend.

46′ Nis pjesa e dytë.

Mbyllet pjesa e parë!

43′ Super rast për Dritën. Ajzeraj i vetëm me Smakiqin, gjuan bukur, por mbron portieri.

35′ Panik në mbrojtjen e Dritës. Cuculi kthen topin prapa, por Maloku e largon para Milickovicit.

28′ Të dy skuadrat po provojnë të krijojnë, por mbrojtjet duken në nivel.

17′ Feronikeli kërkon penallti, por gjyqtari Tefik Maloku nuk mendon ashtu. Nga i njëjti rast topi shkon te Simonovski që gjuan, por pret Maloku,

11′ Pllana gjuan nga distanca, Maloku në vend.

9′ Da Silva provon me gjuajtje-harkim, për pak nuk befason Malokun.

8′ Drita edhe një herë në aksion. Vucaj rrezikon, por jashtë portës.

5′ Drita organizon një aksion të bukur. Vucaj te Ajzeraj që gjuan bukur, por Hoxha largon topin nga vija e portës.

1′ Nis ndeshja.


Formacionet zyrtare

Feronikeli:Smakiqi, Thaqi, Balde, Pllana, Hoxha, Dabiqaj, Malaj, Milickovic, Hoti, Da Silva, Simonovski.

Drita: Maloku, Limani, Arago, Cuculi, Blakqori, Vucaj, B.Shabani, Namani, Xh.Shabani, Haxhimusa, Ajzeraj.

 (Gjyqtarët: T. Maloku, B. Selimaj, B. Morinaj dhe B. Jahmurataj)


/Gazeta Olle/