Ka përfunduar xhiro e pestë në BKT Superligën e Kosovë, me disa rezultate befasuse.
Prishtina ka arritur fitoren e parë këtë kampionat, pasi ka mposhtur me rikthim Dukagjinin 1-2 në Klinë.
Fitore tejet të rëndësishme ka marrë edhe Drita, ku në Skenderaj mposhti Drenicën 0-2.
Ndërkohë ndeshje spektakolare është zhvilluar në Gjilan, ku Gjilani është shokuar nga Ulpiana pasi ka pësuar humbje befasuese 2-3.
Superliga e Kosovës
Dukagjini – Prishtina 1-2
‘Mbyllet ndeshja, Prishtina fiton 1-2
80′ GOOOOL. Besnik Krasniqi shënon nga pika e bardhë për t’i dhënë Prishtinës epërsinë e parë në këtë ndeshje 1-2
78′ Elton Basriu luan me dorë, Mervan Bejtullahu akordon penallti për Prishtinën pasi rishikoi VAR-in.
61′ GOOOl. Mendurim Hoti shënon një gol fantastik me voley për 1-1.
‘Fillon pjesa e dytë
‘ Mbyllet pjesa e parë
43′ Xhevdet Shabani gjuan nga goditja e lirë mbi portë dhe lëndohet. Kaçanikasu detyrohet ta lë fushën i lënduar dhe në vend të tij futet Leonit Abazi.
35′ GOOOL. Dukagjini kalon në epërsi, shënon Andin Dallku me kokë për 1-0.
33′ Altin Mërlaku me një tjetër mundësi shënimi, por përsëri pret Halimi.
29′ Bujar Shabani tenton nga distanca, por goditja e tij pritet nga Halimi.
25′ Da Silva afër të kaloj vendasit në epërsi, por Mici largon nga vija topin që po shkonte drejt rrjetës.
22′ Mërlaku gjuan përsëri bukur, por Betim Halimi shpëton gol të sigurt.
14′ Otto John lëshon mundësi të artë shënimi, por goditjen e tij e pret Haxhihamza.
8′ Mërlaku gjuan fuqishëm, por goditja e tij përfundon mbi portë.
‘Fillon ndeshja në Klinë
Formacionet zyrtare:
Dukagjini: Haxhihamza, Mërlaku, Shala, Kuçi, Basri, Millaku, Ahmeti, Januzi, Da Silva, Dallku, Shabani
Prishtina: Halimi, B.Krasniqi, Atanda, Vangjeli, Mici, Boshnjaku, Xh.Shabani, E.Krasniqi, Hoti, Mankenda, John.
Gjyqtarët: Mervan Bejtullahu, Besnik Morina, Alban Ejupi, Bardh Ajeti, Shpëtim Murtezi (VAR)
Drenica – Drita 0-2
Mbyllet ndeshja, Drita fiton 0-2
55′ GOOOOOL. Drita dyfishon epërsinë, shënon Hamdi Namani pas asistimit nga Ardian Limani.
‘Fillona pjesa e dytë
‘Mbyllet pjesa e parë
40′ Kreshnik Uka tenton të barazoj rezultatin, por goditja e tij ndalet nga shtylla.
36′ Ilir Blakqori godet bukur, por Haxhijaj shpëton Drenicën.
28′ Kreshnik Uka rrezikon me kokë, por vetëm mbi portë
26′ Drenica kërkon penallti, Çaka shikon VAR-in dhe nuk e akordon atë.
14′ GOOOOL. Drita kalon në epërësi, shënon Almir Ajzeraj pas asistimit nga Muja.
‘Fillon ndeshja në Skenderaj
Formacionet zyrtare:
Drenica: Haxhijaj, Thaqi, Qaqi, Jashari, Hamiti, Lushtaku, Gashi, Silva, Veliqi, Uka, Noye
Drita: Maloku, Limani, Balde, Cuculi, Blakqori, Broja, Jashari, Vucaj, Ajzeraj, Muja, Tahiri.
Gjyqtarët: Dardan Caka, Granit Hyseni, Elvis Bicaj, Isak Ceroviku, Erdall Zasella (VAR)
Gjilani – Ulpiana 2-3
Mbyllet ndeshja, Ulpiana fiton tri pikë në Gjilan.
98′ GOOOOOL. Marcelei Santos asistoi bukur te Trimnor Selimi i cili shënon për 2-3.
89′ GOOOOL. Fiton Hajdari godet fuqishëm dhe barazon rezultatin në 2-2.
69′ GOOOOL. Santos merr përsipër penalltinë përsëri dhe realizon për 1-2.
65′ Koliqi pret penalltinë e Santos, por gjyqtari e përsëritë atë pasi Rapa ishte futur brenda zonës.
50′ GOOOOOL. Marclei Santos barazon gjithçka në 1-1 me golin e shënuar nga penalltia.
48′ GOOOOL. Besar Musolli gjuan nga afërsia dhe realizon për 1-0.
‘Fillona pjesa e dytë
‘Mbyllet pjesa e parë
23′ Sulmuesi brazilian Santos për pak të kaloj Ulpianën në epërsi, por goditja e tij ndalet nga shtylla.
8′ Besart Musolli ka mundësi të mirë shënimi, por goditja e tij shkon mbi portë.
‘Fillon ndeshja në Gjilan
Formacionet zyrtare:
Gjilani: Koliqi, Beqja, Rrapa, Veliu, Hoxha, Useini, Musolli, Hajdari, Torassa, Progni, Krasniqi
Ulpiana: Blakçori, Santos, Rapuca, Makolli, Emini, Shala, Gjoni, Haliti, Rezi, Junior, Shkalla:
Gjyqtarët: Lirim Jashari, Visar Kelmendi, Gzim Mehmeti, Eridon Podvorica, Gramos Shala (VAR)
/Gazeta Olle/