Malisheva demolon Llapin, Feronikeli vazhdon me fitore, ndërsa derbi përfundon në paqe

Kanë përfunduar tri takimet e të mërkures në kuadër të Superligës së Kosovës.

Drita dhe Ballkani kanë barazuar pa gola (0-0) në derbin e javës i cili u zhvillua në Gjilan.

Me nga 8 pikë, këto dy skuadra ndajnë kreun etabelës.

Malisheva ka regjistruar fitoren e dytë sezonale duke mposhtur Llapin (3-0) në ndeshjen e xhiros së katërt të BKT Superligës së Kosovës në futboll.

Pas kësaj fitoreje, Malisheva ndodhet në vend të tretë në renditje me shtatë pikë, në anën tjetër, Llapi është i teti në renditje me vetëm dy pikë të grumbulluara nga dy barazime dhe dy humbje.

Feronikeli ka shënuar fitore minimale ndaj Dukagjinit me rezultat 1-0.

Feronikeli tani ka 6 pikë, ndërsa Dukagjini ka 2 pikë.


DRITA 0 – 0 BALLKANI

Përfundon ndeshja.

Fillon pjesa e dytë.

Përfundon pjesa e parë.

Starton ndeshja.

Formacionet zyrtare:

Drita: Maloku, Limani, Balde, Cuculi, Blakqori, Broja, Jashari, Vucaj, Ajzeraj, Muja, Simonovski. Kryetrajneri: Ardian Nuhiu

Ballkani: Frasheri, Thaqi, Potoku, As.Thaqi, Hoxha, Gashi, Kuc, Korenica, Baftiu, Krasniqi, Zeka. Kryetrajneri: Bekim Isufi

Gjyqtarët: Alban Shala, Fatlum Berisha, Bujar Selimaj, Ilir Mehmeti, Lirim Jashari (VAR)

 


LLAPI 0 – 3 MALISHEVA  

Përfundon ndeshja.

90′ GOOOOOL: Joan Marc Olivier realizon për golin e tretë për Malishevën.

59′ GOOOOOL: Stullqaku shënon përsëri pas vetëm dy minutave, 0-2 rezultati. 

57′ GOOOOOL: Pas një gabimi nga portieri Coriq, Malisheva kalon në epërsi përmes Stullqakut.

Fillon pjesa e dytë.

Përfundon pjesa e parë.

Starton ndeshja.

Formacionet zyrtare:

Llapi: Coric, Idrizi, Prenci, Veliu, Emini, Ramadani, Shillova, Shabani, Rivera, Neto, Alidema. Kryetrajneri: Andi Kulli

Malisheva: Gashi, Kryeziu, Dumani, Stullcaku, Bruqi, M.Hyseni, Pira, H.Hyseni, Vitija, Xhaka, Pefqeli. Kryetrajneri: Arsim Thaqi

Gjyqtarët: Genc Nuza, Drilon Rexhepi, Bashkim Hyseni, Isak Ceroviku, Valbon Hoxha (VAR)

 


FERONIKELI 1 – 0 DUKAGJINI 

Përfundon ndeshja.

Fillon pjesa e dytë.

Përfundon pjesa e parë.

04′ GOOOOL: Ardi Qorri (Fer) realizon për ta kaluar Feronikelin në epërsi.

– Starton ndeshja!

Formacionet zyrtare:

Feronikeli: Smakiqi, Lladrovci, Pllana, Shala, Shabani, Elshani, Bejta, Ahmeti, Maliqi, Gashi, Qorri. Kryetrajneri: Faruk Elshani

Dukagjini: Haxhihamza, Merlaku, Shala, Kuci, Basriu, Ahmeti, Mulaj, Januzi, Da Silva, Dallku, Shabani. Kryetrajneri: Armend Dallku

Gjyqtarët: Shpëtim Murtezi, Zgjim Rrahimi, Faton Jakupi, Eridon Podvorica, Mervan Bejtullahu (VAR)


/Gazeta Olle/

Bashkëlojtari i tij e ngrit Brojën në qiell: Është një lojtar i klasit botëror

Përfundojnë nëntë takimet e sotme në Ligën e Parë, këto janë rezultatet