Ballkani mposht Feronikelin dhe bëhet lider, Llapi më i mirë se Gjilani

Janë zhvilluar tri ndeshje në elitën e futbollit kosovar në kuadër të xhiros së 20-të.

Ndërkohë sot do të luhen dy ndeshjet e fundit e kësaj në Superligën e Kosovës.

Duke parë humbjen e liderit Dritës, Ballkani kërkon fitore për të dalë në vendin e parë dhe për tu barazuar me pikë me gjilanasit.

Ballkani është nikoqir i Feronikelit, një sfidë që pritet të jetë shumë interesante.

Vendasit duan vetëm tri pikët për të dalë në krye, derisa mysafirët nga Drenasi kanë për qëllim të mos humbasin në Suharekë.

Ndeshje interesante pritet të jetë në mes Llapit dhe Gjilanit, i cili do të zhvillohet në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë.

Kjo sfidë do të sjellë rivalitet të madh, ku të dyja skuadrat me çdo kusht do ta kërkojnë vetëm fitoren.


FT/ Llapi – Gjilani 3:1


Mbyllet ndeshja

GOL: 90+’ Llapi shënon edhe një herë për të mbyllur dilemën e fituesit.  Kushrim Shabani shënon.

May be an image of 1 person dhe tekst

80′ Rezultati mbetet i njëjtë, Llapi po tentuan ta ruan.

77′ Fiton Hajdari (Gjil) gjuan mbi portë nga afërsia.

60’ Të dy trajnerët kryejnë zëvendësime për të ndryshuar ritmin e lojës.

55′ Sava Gardasevic i Llapit  gjuan jashtë portës pas asistimit të bukur të Arbnor Ramadanit.

GOL: 52’ Gjilani ngushton epërsinë. Shënon Gergard Progni nga goditja e dënimit. Super gol.

GOL: 47′ Llapi dyfishon epërsinë. Mentor Zhdrella shënon super gol nga distanca. 

46′ Starton pjesa e dytë.

45′ Mbyllet pjesa e parë!

35′ Gjilani tenton me Muahmet Useinin, por gjuajtja e tij shkon jashtë.

32′ Valmir Veliu i Llapit kishte rast të shkëlqyer. I vetëm me Enea Koliçin, nuk shënon pasi portieri mbron dy goditjet radhazi të sulmuesit llapjan.

30′ Gjilani tento të kthehet në lojë me Ardit Hilën sërish, por gjuajtja e tij nga largësia shko jashtë.

23’ Transversalja! Mentor Zhdrella godet bukur, transversalja ia mohon golin.

20′ Të dy skuadrat po mundohen të imponojnë lojën e tyre, por rastet po mungojnë.

17′ Llapi tentoi edhe një herë, kësaj radhe me Engjëll Hotin nga distanca, por topi shkon jashtë portës.

8’ Gjilani tenton të reagojë me Ardit Hilën, por pa sukses.

GOL 3′ Llapi ka shënuar që në start. Elvis Prençi (Llapi) gjendet bukur brenda zonës dhe realizon për 1-0.

May be an image of 1 person dhe tekst

1′ Fillon ndeshja

Formacionet zyrtare:

Llapi: Coric, Peposhi, Shabani, Prenci, Emini, Hoti, Arb. Ramadani, Zhdrella, Veliu, Sava, Sadriu.

May be an image of 1 person dhe text that says 'HNத BERN BATATINA NASH Batatina BEST KFLLAPI XI STARTUESE 1 corić 25 Peposhi 23 Shabani Prençi 8 Emini 37 Hoti 17 r.Ramadani 7 zhdrella © 10 Veliu 18 Sadriu 29 Sava REZERVISTET 64 AJETI (GK), 88 HALITI, 21 RAMADANI, 20 ZEQIRI, 22 SELMANI, 77 ALIU, HYSENI 1の KF TRAJNER: TAHIR BATATINA'

Gjilani: Koliçi, Kastrati, Fustar, Sorsa, Veliu, Hila, Useini, Musolli, Kelmendi, Qyrbja, Progni.

May be an image of tekst

Gjyqtarë: Alban Shala, Bujar Selimaj, Granit Hyseni, Vigan Ibërdemaj


FT/ Ballkani – Feronikeli 1:0


Mbyllet ndeshja

90+’ Mevlan Zeka kalon edhe portierin, por ndalet nga njëri mbrojtës.

90′ Jean Carioca gjuan bukur nga distanca, por Ljuljanovic ishte në vend.

GOL: 81’ Ballkani ka arritur të shënojë. Një harkim i bukur i Ermal Krasniqit gjeti në zonë më së mirë Mirlind Dakun që shënoi për 1-0.

77’ Daku humb rast të mirë. Gjuajtja e tij e vonuar bllokohet nga Thaqi.

72′ Gripshi i Ballkanit gjuan nga distanca, por mbi portë.

71′ Shënon Feronikeli, por nga pozita jashtë lojës. Anulohet goli.

66’ Milickovic gjuan sërish bukur nga goditja e dënimit, por për pak jashtë porte.

62’ Gripshi gjuan nga goditja e dënimit, mbron Avdyli, topi kthehet te Hoxha i cili i vetëm gjuan, por sërish mbron Avdyli.

58′ Gabim skandaloz i Bajram Jashanicës që pason te kundërshtari, Mendurim Hoti. Ky i fundit dështon i vetëm përballë portierit.

50′ Ballkani sërish rrezikon, harkimi në zonë, por askush nuk përgjigjet.

47’ Ermal Krasniqi futet në lojë dhe rrezikon menjëherë me një solo aksion. Gjuajtja e tij përfundon në shtyllë.

46’ Fillon pjesa e dytë në Suharekë.

Mbyllet pjesa e parë

45’ Tre minuta lojë shtesë në pjesën e parë

45’ Rast shumë i mirë për Ballkanin. Jashanica largon topin pothuajse nga vija e portës.

40′ Miliçovic gjuan nga goditja e dënimit, por në duart e portierit vendas.

39′ Jashanica rrezikon me një goditje me kokë, por topi shkon jashtë portës së Avdylit.

36′ Feornikeli organizon kundërsulm, por në zonë kishte pak lojtar ku u harkua topi.

26′ Gripshi gjuan bukur, por rrjeta e jashtme. Nuk ka gol.

23′ Feronikeli po rrezikon, harkim në zonë që largohet me shumë mundë nga mbrojtja suharekase.

14′ Visar Berisha gjuan nga distanca, por topi shkon afër shtyllës

11′ Feronikeli kërkon penallti. Adem Maliqi rrëzohet në zonë, por gjyqtari Gramoz Shala heshtë.

8’ Ballkani duket më dominues në këtë fillim, duke kërkuar golin.

4′ Potoku harkon, me kokë gjuan Gripshi, por jashtë.

2′ Ballkani e nis në sulm. Baftiu harkon, por Avdyli ndal.

1′ Fillon ndeshja.

Ballkani: Ljuljanianovic, Thaqi, Potoku, Berisha, Hoxha, Gripshi, Daku, Kuç, Jashanica, Prekazi, Baftiu.

May be an image of text that says 'LINE UP FC BALLKANI STARTUESIT FC.FERONIKELI BALLKANI FERONIKELI NI 92 D.LJULJANOVIC 2 A.THAQI 3 A.POTOKU 5 V.BERISHA 9 A.HOxHA 10 N.GRIPSHI 19 M.DAKU 20 E.KUC 32 B.JASHANICA 33 A.PREKAZI 98 B.BAFTIU Rezervistët 30 K.HAXHIHAMZA 17 E.KRASNIQI 14 E.SINANI 7E.KSUTAJ, 13A.SHAA, 23 R.BYTYQI 99 M.ZEKA CIMA Na priftè mBara CIMA Construction'

Feronikeli: Avdyli, Hoxha, Thaqi, Mala, Princ, Pllana, Dabiqaj, Kojasevic, Carioca, Hoti, Maliqi.


/Gazeta Olle/