Superliga | Ballkani viziton Drenicën me synimin e shkëputjes nga Drita

Pas katër ndeshjeve të xhiros së 14 që u zhvilluan të martën dhe të mërkurën, sot zhvillohet ndeshja e fundit e mesjavës në elitën e futbollit kosovar.

Skuadra kryesuese e Superligës, Ballkani, luan në udhëtim kundër Drenicës, përcjellë Gazeta Olle.

Udhëtimi në “Bajram Aliu” pritet të jetë mjaft i vështirë për suharekasit, pasi që kuqezinjtë kanë “ndërruar fytyrë” nën drejtimin e Bledar Devollit, duke bërë paraqitje shumë të mira sidomos në shtëpi.

Megjithatë, skuadra e Ismet Munishit ka treguar që di të fitojë edhe në transfertat e vështira, andaj dueli i sotëm pritet të jetë shumë interesant.

Takimi në Skenderaj do të gjykohet nga gjyqtari kryesor, Mervan Bejtullahu.

Ndeshja fillon prej orës 13:00 dhe transmetohet në Art Sport.

SUPERLIGA – SOT

13:00 Drenica – Ballkani
Gjyqtarë: Mervan Bejtullahu, Elvis Bicaj, Visar Kelmendi, Vigan Ibërdemaj. /Gazeta Olle/