ZYRTARE: Shqipëria ia merr tri pikë Serbisë

Më në fund drejtësia mbizotëron. Gjyakata e Arbitrazhit Sportiv të Lozanës i ka dhënë tri pikët Kombëtares shqiptare për ndeshjen e ndërprerë me Serbinë.

Edhe pse nuk ka njoftim zyrtar nga CAS, mediat shqiptare të afërta me Federatën Shqiptare të Futbollit e quajnë zyrtare vendimin.

Vendimin e ka bërë publik Federata Shqiptare e Futbollit, përmes një njoftimi për shtyp.

Tani Shqipëria ka 10 pikë dhe barazohet me pikë me Danimarkën.