Superlajm: Liridon Latifi kalon Shqipërinë në epërsi

Shqipëria U-21 po fiton ndaj moshatarëve të Lihtenshtajnit, në ndeshjen që po zhvillohet në kuadër të eliminatoreve për Evropianin e të rinjve.

Shqipëria është duke luajtur në udhëtim, kurse golin e parë për ta e realizoi ish-sulmuesi i Prishtinës, Liridon Latifi.

Ai shënoi në minutën 31, pas një asistimi të mirë të Enis Gavazajt.

Shqipëria shënon edhe në pjesën e dytë. Eshtë Rei Manaj që realizoi në minutën 56.

Latifi është pjesë e Skënderbeut të Korçës. (Gazeta Olle)

Latifiii