Superkupa e Kosovës, tjetër organizim i suksesshëm nga FBK – në pritje të fillimit të Superligës

Turneu i Superkupës së Kosovës i organizuar nga Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) përfundoi me sukses.

Nga 1 deri më 5 shtator, u zhvilluan gjithsej shtatë përballje interesante, ku në fund triumfoi Prizreni 16, derisa MVP u shpall Arti Hajdari.

Ndeshjet e Superkupës dhuruan spektakël, emocione dhe adrenalinë.

Ky ishte edhe një organizim i suksesshëm nga FBK, dhe falë mbështetjes nga partnerët tanë. Takimet u zhvillua me masa të rrepta anti-Covid 19.

“FBK falënderon të gjitha klubet pjesëmarrëse, sponsorët, policinë, mjekët, partnerët medial, Artmotion e Kujtesa dhe të gjithë akterët që morën pjesë në këtë organizim”, thuhet në njoftim.

Ndërkohë, më 15 shtator do të fillojë edicioni i ri në Prince Caffe Superligën e Kosovës, që pritet të jetë shumë interesant.

Leotrim Bekteshi largohet nga Prishtina?

Kosova U21 përballet sonte me Anglinë