Superkupa e Kosovës: Formacionet e mundshme, Prishtina – Llapi

Prishtina si ftuese e titullit të kamionit, do të përballet me Llapin që fitoi Kupën sezonin e shkuar, në ndeshjen e Superkupës.

Kampioni në fuqi pas disa afrimeve dhe largimeve, tashmë ka kompletuar skuadrën për sezonin e ri.

Për këtë ndeshje në portë pritet të jetë Eglant Haxho, që kishte paraqitje të mirë në dy ndeshjet ndaj Bodo/Glimt në Conference League.

Në mbrojtje me gjasë do të jenë Besnik Krasniqi, Kristi Vangjeli, Leotrim Bekteshi dhe Gledi Mici.

Lorik Boshnjaku do ta udhëheq mesfushën, së bashku me Florent Avdylin dhe Endrit Krasniqin.

Sulmi do të përbëhet nga emra si Oto John, Mendurim Hoti dhe Leotrim Kryeziu.

Në anën tjetër Tahir Batatina pritet tu besoj lojtarë që i njeh më shumë, duke vendosur në portë portierin kroat Marjan Coric.

Në mbrojtje pritet të jenë Bunjamin Emini, Bujar Idrizi, Elvis Prenci dhe Ardit Peposhi.

Mesfusha pritet t’i besohet Arbnor Ramadanit, Mentor Zhdrellës dhe Kushtrim Shabanit. Në sulm do të jenë Valmir Veliu, Alban Shillova dhe Kastriot Selmani.

Ndeshja zhvillohet nga ora 20:45 në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Prishtina: Haxho, B. Krasniqi, Bekteshi, Vangjeli, Mici, Boshnjaku, Avdyli, E. Krasniqi, Hoti, Kryeziu, John

Llapi: Coric, Emini, Idrizi, Prenci, Peposhi, Shabani, Ramadani, Zhdrella, Veliu, Selmani, Sillova.

Sot zhvillohet Superkupa e Kosovës, Prishtina përballet me Llapin

Cikaleshi ‘show’ edhe pas ndeshjes, sulmuesi jep intervistë në gjuhën turke, duke befasuar gazetarin