Superkompjuteri parashikon renditjen e Premier League, Man United jashtë Champions

Premier Liga ka hyrë në një fazë të nxehtë, aq më tepër që merkatoja e dimrit ka përfunduar dhe skuadrat kanë marrë elementë cilësorë. Shumë janë personat që bëjnë parashikime për fituesin këtë vit, por të shohim çfarë thotë shkenca.

Një superkompjuter ka bërë parashikimin përsa i përket Premier Ligës., ku ka shpallur Man Cityn si kampion në fund të sezonit.

Skuadra e Pep Guardiolës është një “tank” i vërtetë dhe po shtyp çdo kundërshtar që ju del përpara.

Ajo që përbën interes është renditja e Man Utd. Skuadra e Ronaldos do të përfundojë në vendin e pestë, që do të thotë që nuk do të luajnë në Champions vitin tjetër.

Southemptoni i Armando Brojës do të përfundojë në vendin e 12, ndërsa Norwixh i Rashicës në vendin e 20-të.

Megjithatë këto janë të dhënat e një kompjuteri dhe sezoni është plot të papritura.

Vedat Muriqi thyen një rekord në debutimin e tij në Spanjë me Mallorcan

Mbrojtësi shqiptar e çudit gjithë Anglinë, luan me hudhër në çorapë “për ta larguar syrin e keq”