SUPERGOOOL! Florent Muslija shënon nga gjuajtja e lirë, Hannoveri fiton bindshëm

Skuadra e dy futbollistëve kosovar, Hannover 96 ka marrë një fitore të madhe në udhëtim te Nurnberg me rezultat 2-5.

Sulmuesi gjilanas, Valmir Sylejmani luajti titullar në këtë sfidë dhe qëndroi në fushë për 65 minuta.

Ndërkohë Florent Muslija u inkuadrua në 25 minutat e fundit të ndeshjes dhe arriti të futet në listën e realizatorëve.

Reprezentuesi kosovar shënoi golin e katërt për ekipin e tij shtatë minuta pasi u inkuadrua në lojë.

Muslija realizoi një gol spektakolar nga gjuajtja e lirë.

Përveç golit të shënuar, Muslija ishte edhe asistues në golin e pestë të shënuar nga Twumasi.