Supergoli i Krasniqit sot kundër Prishtinës: Vrapim nga gjysma e fushës dhe boom!

Egzon Krasniqi sot shënoi golin e karrierës!

Anëtari i Flamurtarit vulosi fitoren e madhe të skuadrës së tij kundër Prishtinës në takimin e zhvilluar në ‘Fadil Vokrri’, shkruan GazetaOlle.com.

Egzoni vrapoi nga gjysma e fushës me topin për ta mposhtur Visar Bekjan, pas tentimit të dytë.

Golin e parë për Flamurtarin e realizoi Alban Shillova. Shijojini dy golat e Flamurtarit përmes raportit të Klan Kosova.