Supergoli i Armend Thaqit zgjedhet më i miri i javës në Conference League (VIDEO)

Goli i Armend Thaqit ndaj Sivassporit është zgjedhuar si më i miri i javës në UEFA Conference League. 

Thaqi ishte në garë me mjaft të fortë, por goli i tij i jashtëzakonshëm u zgjodh si më i miri i javës, shkruan Gazeta Olle.

Mbrojtësi i Ballkanit shënoi në minutën e 20-të ndaj Sivassporit, duke goditur me saktësi nga largësia.

Ballkani shënoi fitore 4-3 mbrëmë në udhëtim te Sivasspor në Turqi.

Ishte kjo fitorja e parë e kampionit të Kosovës në Conference League pas tre javësh, dhe tani gjenden në vendin e parë në Grupin B me 4 pikë (aq sa kanë edhe skuadrat e tjera). /Gazeta Olle/ 

Dy ndeshje interesante zhvillohen sot në Ligën e Parë

Distria humbet në gjysmëfinale, kërkon medaljen e bronztë me anë të repesazhit