Super-sulmi ‘kuq e zi’

Në Superligë nuk ka më golashënues shqiptarë. Aty komandojnë kroati Pero Pejiç dhe serbi Stevan Raçiç. Po ku kanë shkuar sulmuesit tanë. Ata po shkëlqejnë në kampionatet e huaj. Sulmi i Kombëtares po bind me gola. Të fundit kanë qenë ata të Hamdi Salihit. Shkodrani megjithëse kalojnë vitet nuk humbet nga klasi i tij. Salihi ka shënuar 4 gola në dy ndeshjet e fundit dhe 13 në total për këtë sezon në Izrael.

Shkëlzen Gashi po kalon vetveten. Sulmuesi i Basel-it është shumë pranë shpalljes për të dytin sezon radhazi Këpuca e Artë në Superligën e Zvicrës. Gashi ka realizuar 21 gola deri më tani vetëm në kampionat, 2 në Kupë , 1 në Champions League dhe 1 tjetër me Kombëtaren. Ai është padyshim më rezultativi mes lojtarëve shqiptarë.

Në Kroaci blerjet e suksesshme të këtij sezoni janë padyshim Bekim Balaj dhe Sokol Cikalleshi. Balaja edhe pse ka mbërritur në janar te Rijeka ka realizuar 8 gola përfshi atë të stomin në fitoren 5 – 0 me Lokomotiv Zagreb-in. Duke llogaritur ata të shënuar me Slavia Praga në Çeki dhe atë të në fitoren e bujshme ndaj Portugalisë janë 12.

Cikalleshi është në kuotën e 13 golave deri më tani me RNK Split-in. 24-vjeçari po kalon një formë të shkëlqyer duke mos u ndarë nga lojtarët e tjerë të Kombëtares. Gianni De Biasi për këtë sezon duhet të jetë i kënaqur që sulmi Shqipërisë është një makineri golash. (sportal.al)