Super sfida na presin sot në Superligë, por vëmendja është në Gjilan

Ka filluar java e tretë në BKT Superligën e Kosovës me tri ndeshjet e zhvilluara ditën e shtunë.

Ballkani arriti ta mposhtë Ulpianën 3-2, Drenica mori tri pikë ndaj Prishtinës 2-1 derisa Drita triumfoi si mysafire e Malishevës 0-1.

Ndërkohë për ditën e sotme në program janë për tu zhvilluar edhe dy takime të tjera me të cilat do të përfundojë xhiro e tretë e kësaj jave.

Ndeshja e parë që do të fillojë nga ora 15:00 është ajo që zhvillohet në stadiumin e qytetit në Gjilan, ku Gjilani pret Dukagjinin e Klinës.

Vendasit kanë marrë katër pikë nga dy sfidat e para, derisa klinasit kanë barazuar në një takim dhe kanë humbur në një tjetër.

Ndërkohë me fillim nga ora 16:00, në Merdare do të zhvillohet takimi i fundit për këtë xhiro.

Llapi do të jetë nikoqir i Feronikelit, ku llapjanët synojnë fitoren e parë këtë kampionat pas dy barazimeve radhazi.

Në anën tjetër Feronikeli është skuadra e vetme pa pikë këtë edicion dhe synon që të befasojë vendasit. /Gazeta Olle/

Analizë fantastike e Igli Tares për Kombëtaren e Shqipërisë – Nga Reja te Broja, Uzuni e Hysaj, drejtori sportiv i Lazios flet për të gjitha

Katër super sfida në Ligën e Parë, dy zhvillohen në Grupin A dhe dy të tjera në Grupin B