Super-sfida Inter-Barcelona “mblodhi” protagonistët e futbollit kosovar në mitikun “San Siro”

Super-sfida ndërmjet Interit dhe Barcelonës në Ligën e Kampionëve, ka “tubuar” mbrëmë në stadiumin mitik “San Siro” disa protagonistë të futbollit vendor.

Bëhet fjalë për kapitenin e Dritës, Ardian Limani, ish-drejtorin sportiv të klubit gjilanas, Burhan Rashitin, sulmuesin e Vushtrrisë, Jasmin Raboshta dhe ish-portierin e njohur vendor, Naser Prapashtica, përcjellë Gazeta Olle.

Limani dhe Rashiti ishin së bashku në tribunën kryesore dhe kanë publikuar foto nga takimi.

Ndërkohë, Raboshta ka pozuar me një shall të Barcelonës.

Me rekuizita të një klubi vendor u paraqit Prapashtica, që kishte me vete shallin e Flamurtarit të Prishtinës.

Ndryshe, ndeshja e mbrëmshme theu rekord arkëtimesh financiare për një klub italian në ndeshjet e zhvilluara në Itali.

Interi fitoi plot 7.89 milionë euro, ndërsa në stadium ishin të pranishëm 72 mijë shikues. /Gazeta Olle/