Super ndeshje zhvillohen sot në Kupën e Kosovës – në fushë skuadrat favorite

Futbolli kosovar është rikthyer në aksion pas një pauze thuajse dy muajshe.

Ditën e djeshme janë zhvilluar katër takime në 1/8 e finales së Kupës së Kosovës, ku tanimë janë mësuar edhe skuadrat e para çerekfinaliste.

Gjilani, Onix, Ulpiana dhe Ramiz Sadiku janë skuadrat e para që kanë marrë një biletë për në çerekfinale, derisa sot në fushë zbresin edhe tri skuadrat favorite për ta fituar këtë garë të çmuar.

Ndeshja më interesante do të zhvillohet në Lipjan, ku Prishtina do të përballet me Drenicën.

Dy rivalët elitarë sa herë janë përballur kanë zhvilluar ndeshje interesante dhe njëjtë pritet të ndodhë edhe sot.

Takim mjaftë interesant pritet të jetë edhe në Suharekë, ku përballë njëra tjetrës janë dy skuadra tjera nga elita e futbollit kosovar, Ballkani dhe Malisheva.

Ndërkohë dueli i fundit i ditës së sotme zhvillohet në kryeqytet, ku Fushë Kosova nga Liga e Parë pret Dritën.

Prishtina, Drita e Ballkani së bashku me Gjilanin e Llapin janë skuadrat favorite për ta fituar Kupën e Kosovës, por nuk duhet përjashtuar edhe skuadrat tjera pasi në këtë garë gjithmonë ka befasi të këndshme. /Gazeta Olle/

Kupa e Kosovës 1/8 e finales

E diel

13:00 Prishtina – Drenica
13:00 Ballkani – Malisheva
13:00 Fushë Kosova – Drita

Shtyhet gara e Albin Tahirit në Lojërat Olimpike Dimërore

Shaqiri në MLS, do të bëhet ndër lojtarët më të paguar në Amerikë – ja sa milionë euro do të fitojë gjilanasi