Super ndeshje në Ligën e Parë, katër sfida zhvillohen në Grupin A dhe dy të tjera në B

Liga e Parë e Kosovës do të vazhdoj edhe sot me ndeshjet e xhiros së parë.

Në program sot janë për tu zhvilluar plot gjashtë ndeshje në Ligën e Parë të Kosovës, ku katër nga to luhen në Grupin A dhe dy të tjera në Grupin B.

Onix dhe Vëllaznimi janë dy skuadrat që janë përforcuar më së shumti këtë edicion dhe do të përballen qysh në xhiron e parë.

A&N gjithashtu si një nga skuadrat më të përforcuara pret Drenasin, Istogu është nikoqir i Trepçës, derisa Besa luan në udhëtim te Rahoveci.

Në Grupin B do të zhvillohen vetëm dy ndeshje ditën e sotme. Në Prishtinë zhvillohet derbi lokal mes Ramiz Sadikut dhe 2 Korrikut,d erisa në Fushë Kosovë, skuadra e Fushë Kosovës pret Kikën.

/Gazeta Olle/

Sot zhvillohen dy super takime në Superligë, vëmendja në Gjilan

Ja kur do ta luaj ndeshjen e parë Cristiano Ronaldo me Manchester Unitedin