Super-lajm për trajnerin e Feronikelit, Afrim Tovërlani

Kampioni në fuqi i Kosovës, skuadra e Feronikelit, kaq vuajtur jashtëzakonisht shumë në këtë edicion për shkak të lëndimeve të futbollistëve raporton Gazetaolle.com.

Megjithatë, lajm i mirë për trajnerin Afrim Tovërlani është se në stërvitjet e fundit, janë rikthyer të gjithë futbollistët, përveç Besnik Krasniqit i cili po stërvitet i diferencuar.

Krahas Krasniqit, në këtë pranverë në shumë ndeshje kanë munguar lojtarë të përbërjes bazë si Mentor Zhdrella, Behar Maliqi apo Blerand Kurtishaj.

Ndryshe, Feronikeli pas xhiros së 22-të të Vala Superligës ndodhet në vendin e dytë me 48 pikë, gjashtë më pak se lideri Trepça ’89. /Gazetaolle.com