Ka përfunduar xhiro e radhës në futbollin elitar të Zvicrës.
Këtë xhiro, veçohet fitorja e Luzernit ndaj Baselit me rezultatin 2-1, shkruan Gazeta Olle.
Në këtë fitore, paraqitje të madhe bëri futbollisti i Kosovës, Idriz Voca.
Ky i fundit ka fituar një vend në formacionin e javës në Superligën e Zvicrës.
Kurse, pjesë e këtij formacioni është edhe Pajtim Kasami i Sionit i cili shënoi një gol këtë xhiro.