Për herë të parë në histori, katër arbitra shqiptarë do të gjykojnë një ndeshje të fazës së grupeve në kompeticionin më të rëndësishëm për klube, Champions League.
Arbitrat Enea Jorgji kryesor, dhe asistentët Denis Rexha, Ridiger Çokaj, Florian Lata si arbitër i katërt, do të drejtojnë ndeshjen e Grupit G, Young Boys-Leipzig, që do të luhet më 19 shtator në Zvicër.
Në të kaluarën arbitrat shqiptare kanë drejtuar ndeshje ndërkombëtare të niveleve eliminatore apo edhe miqësore ndërkombëtare të rëndësishme, por jo ndeshje të fazës së grupeve të UEFA Champions League.