‘Super Kuka’ drejt rikthimit në Superligën e Kosovës

Skuadra e Drenicës ka filluar të punojë në merkaton e janarit.

Drejtuesit e Drenicës kanë filluar punët në merkato nga faza e mbrojtjes – ku duan përforcimin e këtij reparti për pjesën e mbetur të Superligës së Kosovës.

Burime të ‘GazetaBlic Sport’ mësojnë se futbollisti i njohur kosovar, Viktor Kuka është shumë afër kalimit tek ekipi drenicas.

Në sezonin vjeshtor, Kuka ishte pjesë e KF Flamurtarit në Ligën e Parë, teksa tashmë po pret për t’u bashkuar me klubin nga “Bajram Aliu”.

Kuka është një mbrojtës me kualitet dhe me mjaft përvojë në futbollin vendor, teksa transferimi i tij do t’i ndihmojë mjaft Drenicës në objektivat e sezonit.

Prishtina mposht lehtësisht Trepçën ’89, shënon edhe përforcimi i ri

Ardian Nuhiu flet për të ardhmen e tij, tregon edhe për vizitën që pati te Antwerp