Edhe pse skuadra nga Mitrovica po humbiste me rezultat 2-0, në fund arritën të bëjnë përmbysjen e madhe, shkruan Sheshi.info
Protagonisti kryesor i kësaj sfide ishte Rodrigo Zalazar me dy gola të shënuar, megjithatë vëmendje të madhe mori edhe goli i shënuar nga Ardian Neizir.
Në minutën e 67-të, Neziri gjuajti nga goditja e lirë për të shënuar golin e barazimit.
Pas nëntë xhirove, Trepça renditet në pozitën e shtatë në grupin A të Ligës së Parë me tetë pikë të grumbulluara.