Armando Broja ka shpërthyer me skuadrën e tij të re, Vitesse.
Sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë, Armando Broja i cili nga Chelsea u huazua këtë afat kalimtar te Vitesse e tregoi klasin e tij qysh në ndeshjen debutuese.
⚫️🟡 Good 4-0 win today and happy to get 2 goals⚽️🔥 pic.twitter.com/I7t6cXXWwZ
— Armando Broja (@armandobroja) August 23, 2020
Ai u prezantua para dy ditësh te skuadra holandeze ndërsa sot menjëherë “shpërtheu”.
Broja ishte në radhët e rezervave të Vitesses për të luajtur ndaj Go Ahead Eagles. Sulmuesi shqiptar realizoi dy gola, duke shënuar në minutën 72 dhe duke mbyllur historinë e takimit vetëm 3 minuta përpara përfundimit të ndeshjes.
