Super Amir Rrahmani, mbrojtësi ynë kompleton super aksionin e Napolit me gol

Amir Rrahmani ka gjetur golin e parë sezonal me Napolin këtë sezon.

Udinese dhe Napoli po luajnë aktualisht në kuadër të xhiros së pestë në elitën e futbollit italian.

Në takimin që po zhvillohet në stadiumin ‘Dacia Arena’, skuadra e Napolit e ka dyfishuar rezultatin në minutën e 35’.

Golin e dytë për napolitanët e ka realizuar mbrojtësi i kombëtares së Kosovës, Amir Rrahmani.

Kapiteni i ‘Dardanëve’ shënoi një gol të bukur me kokë pas një aksioni fantastik të ndërtuar nga bashkëlojtarët e tij.

Më poshtë keni golin e realizuar nga Amir Rrahmani.

Mirlind Daku në formacionin e javës dhe lojtari me notën më të lartë në Kroaci

Hammarby triumfon ndaj Varberg, asiston Selmani te goli i fitores