Super Ajdini, shënon dy gola në Superligën e Zvicrës

Sulmuesi Alban Ajdini ka shënuar dy gola për Lausanne-Ouchy, të dielën në Zuerich. Zuerichu e Lausanne-Ouchy barazuan 2:2 në javën e 28-të të Superligës së Zvicrës.

Zuerichu shënoi dy gola të shpejtë, ndërsa Ajdini realizoi për 2:1 në minutën e 42-të.

Në minutën e 81-të shënoi nga pika e bardhë për 2:2. Lindrit Kamberi, Mirlind Kryeziu e Bledian Krasniqi startuan te Zuerichu.

Te Lausanne-Ouchy startuan Lavdrim Hajrullahu, Ajdini, Valon Hamdiu e Mërgim Qarri. Zuerichu është i katërti me 43 pikë, ndërsa Lausanne-Ouchy i fundit me vetëm 20 pikë. Ajdini ka shtatë gola këtë edicion.

Halilaj shënon gol të jashtëzakonshëm nga gjuajta e lirë

Prishtina reagon pasi nuk iu dha penallti në minutën e 90-të: Kur do të ngopeni nga turpi