Sulmuesit në Banjskë “nderohen” në Ligën e Kampionëve

Grupi i tifozëve të Crvena Zvezdas, Delije, të gjatë ndeshjes kundër Young Boys kanë “nderuar” tre sulmuesit e vrarë në Banjskë të Zveçanit më 24 shtator.

Tifozët nacionalistë serbë ngritën pankarta me emrat e Igor Milenkoviq dhe Bojan Mijailoviq dhe një foto të madhe të Stefan Nedeljkoviqit, tre sulmuesit e vrarë në sulmin e armatosur në veri të Kosovës.

Ndërkohë, thirrjet “Kosova është Serbi” kanë qenë të pranishme gjatë gjithë 90 minutave.

Tash mbetet të shihet nëse UEFA do të marrë masa pasi bëhet fjalë për ndërhyrje në çështje politike nga një ngjarje sportive.

Takimi mes Crvena Zvezdas dhe Young Boysit përfundoi baras, 2:2.

Barcelona vuan, por fiton në udhëtim te Porto

Demaj vazhdon me formën e lartë në ekip