Sulmuesi shqiptar largohet nga Bayern Munich dhe transferohet në Serie A

Frosinone siguroi rikthimin në Serinë A, duke u renditur e para në Serinë B sezonin që lamë pas dhe tani ka nisur punën për të kompletuar skuadrën, në mënyrë që të bëjë një përfaqësim sa më dinjitoz.

Skuadra nga periferia e Romës i ka besuar pankinën italianit Eusebio Di Francesco, megjithatë filozofia në klub mbetet e njëjtë, ajo për të punuar me lojtarë të rinj të talentuar, njësoj si sezonin e kaluar, kur u ngjit në elitë.

Një nga emrat që ka piketuar klubi Italian dhe po punon për ta sjellë në Serinë A, është edhe shqiptari i talentuar Marvin Çuni, i cili është rritur në ekipet e moshave të Bayernit të Mynihut dhe është ende në pronësi të gjigantëve bavarezë.

Sipas mediave italiane, klubi i Frosinones ka nisur zyrtarisht negociatat me Bayernin e Mynihut, për të blerë kartonin e sulmuesit Çuni, me të cilin ka rënë parimisht dakord për të firmosur një kontratë 3-vjeçare.

Sulmuesi 22-vjeçar ka kaluar në huazim në disa skuadra në tre sezonet e fundit, teksa në këtë të fundit ishte pjesë e Saarbrucken, ku shënoi 9 gola në 32 ndeshje.

Gjithashtu Marvin Çuni ka qenë pjesë edhe e Shqipërisë U19, pasi ka zgjedhur të përfaqësojë pikërisht ngjyrat kuqezi në nivel ndërkombëtar.

Rashica: FFK na ka plotësuar të gjitha kushtet, asgjë nuk na mungon

Xherdan Shaqiri realizon një tjetër gol në MLS (Video)