Sulmuesi që i bombardoi portat në Ligën e Parë ku shënoi 20 gola, ka dy oferta

Sulmuesi Egzon Gashi, pati një sezon në mrekullueshëm në fanellën e FC Vëllaznimi. Ai me golat e tij ndihmoi ekipi gjakovar që në sezonin e ri të garojë në Vala Superligën e Kosovës.

Gashi, ishte i pandalshëm duke realizuar plotë 20 gola, e kështu e mori edhe epitetin e topgolashënuesit të Ligës së Parë.

Pas arritjes së objektivit duke e rikthyer Vëllaznimin në Ligën elitare, ai mometalisht po i shijon pushimet.

Ai ka treguar se momentalisht është futbollist i lirë, e që në drejtim të tij veq se kanë arritur ofertat e para nga klubet.

gashi 12

“Për momentin mendoj të pushojë pak, pasi besoj që kemi merituar. Se a do të jem pjesë e Vëllaznimit mbetet të shihet në ditët në vazhdim. Unë momentalisht jam lojtar i lirë pasi që kontrata me Vëllaznimin më ka skaduar. Mendoj që duhet të ulemi e të bisedojmë për një bashkëpunim të ri.

vellaznimi 12

Sa i përket ofertave, dy klube veç se më kanë kontaktuar, por që gjithsesi primare mbetet bisedimet me Vëllaznimin, e pastaj vendoset për të ardhmen time”, ka thënë Gashi, për GazetënDirekt.

Gjatë sezonit 2016/2017 në Ligën e Parë Vëllaznimi ka arritur t’i mbledhë 68 pikë duke shënuar 60 gola.

vellaznimi