Sulmuesi nga Kosova realizon golin e nëntë sezonal në Suedi

Astrit Selmani ka realizuar golin e radhës në elitën e futbollit suedez, raporton Gazeta Olle.

Selmani që luan për Varbergs BoIS, ka realizuar gol për të ngushtuar diferencën në ndeshjen e sotme në mes skuadrës së tij dhe Norrkoping.

Goli i 23 vjeçarit ngushtoi diferencën nga 0-2 në 1-2, teksa ndeshja më pas përfundoi me rezultatin 1-3 në favor të mysafirëve.

Kjo ishte gola e nëntë për të në këtë sezon, teksa krahas golave ka shtuar edhe 5 asistime.

Ai është lojtari më i rëndësishëm në skuadrën e Varbergs që po provon të mbietoj në elitën e futbollit suedez.

Skuadra ku ai luan për momentin renditet në pozitën e 10-të në tabelë dhe ka dallim prej 9 pikësh me skuadrat e zonës së rrezikshme./Gazeta Olle/