Sulmuesi konfirmon largimin nga KF Llapi

Adem Maliqi përmes profilit të tij zyrtar ka konfirmuar se nuk do të jetë më pjesë e KF Llapit. 

Ky është largimi i dytë te llapjanët pas atij të Sokol Kiqinës, shkruan Gazeta Olle.

Sulmuesi ka falënderuar klubin dhe tifozët për momentet e mira të kaluara së bashku.

Njoftimi i plotë nga Adem Maliqi: 

Të nderuar familjar dhe miq,

Desha t’iu informoj se që nga sot nuk do të jem më pjesë e klubit KF LLAPI dhe jam lojtare i lire.Jam krenar qe ishe pjese e Llapit dhe historis se Llapit duke fituar Kupen dhe Superkupen e Kosoves.
Dua t’i falemnderoj bashkëlojtarët me të cilët kam kaluar momente shume te mira, trajneret, kryesine dhe tifozerin LEGJENDAT

Me respekt,
Adem Maliqi

/Gazeta Olle/ 

Skuadra kosovare aranzhon ndeshje miqësore me Schalken

Ylli mposht Vëllaznimin, kalon në gjysmëfinale të Superkupës së Kosovës