Sulmuesi italian kthehet në vendlindje

Sulmuesi italian, Ciro Immobile assesi nuk po arrin të përshtatet në futbollin gjerman te Borussia Dortmundi.

Italiani u transferua tek verdh e zinjtë vitin e kaluar nga Torino, por si duket aventura e tij në futbollin gjerman do të jetë e shkurtër, pasi po mendon rikthimin në Itali.

Immobile që ishte golashënuesi më i mirë edicionin e kaluar në Serie A, po përcjellët nga shumë skuadra të mëdha italiane dhe rikthimi i tij në vendlindje është më se i mundshëm.

Milan, Roma, Napoli, Fiorentina dhe Lazio janë skuadrat që po kërkojnë sulmuesin, ndërsa ato mund ta transferojnë në rast se dërgojnë ofert prej 15 milionë euro në drejtim të Dortmundit.