Sulmuesi i Trepçës u bë horë me akuzën ndaj gazetarëve (FOTO)

 Sulmuesi i Trepçës, Isuf Sejdiu, njëherit djali i trajnerit të Feronikelit, Gani Sejdiu, i quajti ditë më parë gazetarët lokalistë dhe jo profesional.

Madje ai në statusin e publikuar në Facebook, parashikoi se ndeshja e javës 30, Hajvalia – Prishtina, do të fitohet nga Prishtina, kurse aludoi se gazetarët nuk do të shkruajnë fare për këtë takim, sipas të cilit kjo sfidë do të jetë e kurdisur.

Madje, ai kërcënoi që nëse nuk del kështu, do ta lë karrierën.

Pasi takimin e fitoi Hajvalia, Sejdiu fshiu statusin e tij.

Ai të mërkurën nuk ishte fare në takimin me Dritën dhe mbetet të shihet nëse do t’i rikthehet sërish këtij sporti. (Gazeta Olle)

 

Statusi i Isuf Sejdiut

cufa