Para ndeshjës me Kosovën, sulmuesi i Malit të Zi, Stefan Mugosha ka folur përr mediat në Podgoricë.
“Ndeshjet pa shikues janë specifike, por ne do të jemi të motivuar, luajmë për reprezentacionin. Është ndjenjë e veçantë. Tifozët do të na mungojnë, ata na çojnë përpara, por jemi gati ta bëjmë”, tha Mugosha, raporton Vijesti.me, përcjell GazetaOlle.com.
Mugosha që pritet të jetë sulmuesi kryesor i kombëtarës së Malit të Zi, ka theksuar se munges e madhe e tyre pritet të jetë sulmuesi i njohur Stevan Jovetiq.
“Për ne çdo ndeshje është e rëndësishme, e duam vendim e dytë. Një ndeshje e vështirë na pret, shpresoj se të gjithë jemi të gatshëm t’i përgjigjemi sfidës në mënyrën më të mirë. Ne i kemi analizuar ata, kanë individualë të shkëlqyeshëm. Por edhe ne kemi lojtarë të mrekullueshëm, besoj se do të arrijmë rezultat të mirë”, tha Mugosha.
Kujtojm se ndeshja Mali i Zi – Kosova do zhvillohet diten e premte nga ora 20:45.