Sulmuesi i Lirisë po provohet në Karlsruher (FOTO)

Sulmuesi i talentuar i Lirisë së Prizrenit, Gentian Binishi është duke u testuar në skuadrën gjermane Karlsruher U-19.

17-vjeçari  i cili luan me juniorët e kësaj skuadre, i ka nisur provat tash e dy ditë. Është trajneri i grupmoshave të reja të Lirisë, Bekim Bakaj, i cili e konfirmon lajmin për Gazetaolle.com. “Unë së bashku me Gazmend Kiqen, ia kemi mundësuar provat në Karlsuher. Në dy ditët e para ka treguar rezultate shumë të mira. Do të testohet edhe disa ditë dhe më pas do të merret një vendim për të. Unë kam besim të plotë se do të ketë suksese”, ka thënë për Gazetën ‘Olle’, trajneri Bekim Bakaj.

Gjithnjë sipas Bakajt, Binishi ka gjasa që të testohet edhe te skuadra e Nurnbergut, nga data 9 prill me ç’rast e ka të rezervuar terminin për prova.

Binishi