Sulmuesi i Kukësit te skuadra e njohur në Maqedoni

Izair Emini ende nuk ka vendosur nëse do vijojë të qëndroje te Kukësi edhe sezonin e ardhshëm, por siç edhe thotë ai vetë, ende drejtuesit e klubi verilindor nuk e kanë kontaktuar për të biseduar në lidhje me rinovimin e kontratës.

Në një prononcim që ai ka dhënë në “Panorama Sport” ka treguar se ka disa oferta, mes të cilave edhe një nga Shkëndija e Tetovës.

kukesi 12c

Sulmuesi tetovar është nën kontratë edhe për Europën me Kukësin, ndërkohë që gjatë kësaj periudhe do të mendojë edhe për të ardhmen e tij.

kukesi