Sulmuesi i Kombëtares shqiptare pozitiv në COVID-19

Armando Vajushi ka dal pozitiv me COVID-19 dhe është i izoluar.

Sulmuesi shkodran, pjesë e Petrolul Ploiesti në Rumani, u testua të enjten e kaluar dhe doli pozitiv, sikurse edhe pesë lojtarë të tjerë të skuadrës së tij, që u izoluan menjëherë. Dje ata munguan në derbi kundër Rapid Bucuresti.

Petrolul i pati të gjitha mundësitë të fitonte, por nuk ia doli mbanë.

Miqtë luajtën prej minutës së 28-të me një lojtarë më pak, ndërkohë që skuadra e Vajushit fitoi një penallti në minutën e 68-të. Portieri Popa e priti penalltinë, por duke e kaluar vijën fatale.

Përsëritje penalltie dhe karton i verdhë, ndërkohë që njëlloj veproi edhe në penalltinë e përsëritur dhe u ndëshkua më karton të kuq.

Popa la fushën e lojës i nervozuar, ndërkohë që lojtari i Ploiesti herën e tretë e çoi topin mbi tra.

Edhe pse kishte edhe më shumë se 20 minuta lojë dhe Rapid luante me 9 lojtarë, skuadra vendase nuk e shënoi dot golin e fitores.