Sulmuesi i Gjermanisë nuk përmbahet në dasmën shqiptare, i dashuri i Loredanës e “djeg” me valle

Këngëtarja shqiptare Loredana Zefi dhe futbollisti gjerman i Borussia Dortmund, Karim Adeyemi bënë publike lidhjen e tyre para disa muajsh.

Lidhja e tyre duket se vijon të jetë e konsoliduar, teksa së bashku kanë marrë pjesë në një dasmë shqiptare. Në një video të publikuar në rrjetet sociale, shihet Adeyemi duke kërcyer së bashku me dasmorët e tjerë një ndër këngët më të preferuara në dasmat shqiptare, ‘Valle Kosovare’.

Kujtojmë se Loredana, më parë ka qenë e martuar me reperin shqiptar Mozzik, dhe së bashku kanë një vajzë, Hanën.

Po ashtu në momentin kur këngëtarja bëri publike lidhjen me futbollistin, Mozzik e thumboi hapur Adeyemi, teksa postoi një foto me fanellën e rivalit kryesor të Dortmund, Bayern Mynih. /Gazeta Olle/

 

Manchester United bën ndryshimin e madh, pronarët amerikanë shesin aksionet për shifrën rekord

Fisnik Asllani, futbollisti më i ri që i bashkohet Kosovës