Sulmuesi i Dritës tregon dallimin e Superligës me Ligën e Parë

Flamurtari i Prishtinës, Vëllaznimi nga Gjakova e Vllaznia nga Pozherani, janë anëtarë të ri të elitës së futbollit.

Drita nga Gjilani në çastet e fundit mbijetojë në elitë, kur e mundi me rezultat 2:1 Dukagjinin e Klinës, në ndeshjen e barazhit e cila u luajt në ‘Riza Lushta’ në Mitrovicë.

Futbollistët Semir Zeneli e Alban Shillova, janë kreatorë të fitores së madhe dhe me të merituarit që Drita i shpëtoi më të keqes.

Zeneli

 

“Gjithmonë këto ndeshje janë të vështira pa marr parasysh se me çfarë kundërshtari ke të bëj, vet rëndësia e ndeshjes i bënë të vështira gjithmonë këto takime. Kemi menduar se do ta kalojmë më lehtë Dukagjinin, por futbollit asnjëherë nuk i dihet, megjithatë me rëndësi është që ia dolën në ndeshjen më të rëndësishme për këtë vit”, tha Zeneli për gazetën “Bota sot”.

Zeneli

 

Ai besonte se do ta fitonin këtë takim, duke pasur parasysh edhe cilësinë si ekip:

“Besimi edhe cilësia e ekipit tonë e fitoi takimin, ne edhe pas pësimit të golit gjithmonë kemi besuar se kjo ndeshje na takon neve edhe ashtu ndodhi mandej. Cilësia e ekipit tonë ishte më e madhe se e Dukagjinit, por edhe përgatitja fizike e ekipeve të Superligës me atë të ekipeve të Ligës së Parë pa dyshim se ka dallim”, shtoi ai.

dritaaaaa