“Sulmuesi i 89-shit i bindur në fitoren e nesërme”

Sulmuesi i Trepçës ’89, Blerand Kurtishaj, është i bindur se skuadra e tij do të fitojë kryendeshjen e nesërme me Hajvalinë, që luhet në kryeqytet.

Ai në përballjen e vjeshtës kishte shënuar het-trik. “Dihen synimet tona dhe të Hajvalisë. Tashmë të dyjat do të hyjmë për fitore, mendoj që do të jetë një lojë tepër e mirë”, tha ai për Gazetën Olle.

“Golat e mi shumë herë kanë ndihmuar skuadrën dhe dëshirojë të vazhdojë kështu që me golat e mi të fiton skuadra”, shtoi ai.

I pyetur se a do të shënojë nesër ai theksoi: “Besoj që po, edhe pse nuk jam 100 % sepse e kam një lëndim në këmbë të majtë, e ta shohim se sip o shkon, por jam i bindur që ne do të fitojmë”.

Takimi luhet nga ora 13:00 dhe i takon javës 19 të Raiffeisen Superligës. (Gazeta Olle)