Sulmuesi argjentinas i entuziazmuar pas triumfit në Kupën e Botës: Do ta bëj Messin tatuazh

Në Argjentinë janë të çmendur pas futbollit. Pasioni për lojën më të bukur me top, në Amerikën Latine është i madh, ndërkohë që i gjithë populli argjentinas po shijon e feston fitimin e Kupës së Botës për herë të tretë.

Tani është koha për të mbajtur premtimet dhe Dario Benedetto do e mbajë fjalën e dhënë. Sulmuesi i Boca Juniors, një idhull në “Bombonera”, ka veshur pesë herë fanellën e kombëtares albiceleste.

 

Përpara fillimit të Botërorit Katar 2022, 32-vjeçari deklaroi se do bënte tatuazh Leo Messin nëse kupa rikthehej në Buenos Aires. “Po bëj një tatuazh të Leo Messit. E premtova dhe do e mbaj fjalën”.

“Dua ta falënderoj gjithmonë Leon për fitimin e Kupës së Botës me Argjentinën”, u shpreh sulmuesi, i cili luajti vetëm pesë herë përkrah idhullit të tij në Kombëtare.

Vidal e godet Mbappen për deklaratën e tij: Mëso nga latinët, ata që e shpikën futbollin

Pritje madhështore për francezët në Paris