Sulmoi keq një person në rrugë, policia arreston sulmuesin e njohur (Video)

Sulmuesi i Sheffield United, Olivier Mcburnie i ka shokuar të gjithë me veprimin e tij ndaj një personi. 

Në një video që po qarkullon në rrjet, shihet futbollisti 24-vjeçar duke sulmuar një person në rrugë teksa ai po filmonte, shkruan Gazeta Olle.

Ai e godet edhe telefonin, mirëpo xhirimi ka vazhduar dhe ka kapur pamje të rrahjes së tij.

Menjëherë pas kësaj policia ka nisur hetimet ndaj lojtarit dhe ditën e sotme është bërë arrestimi i tij. /Gazeta Olle/