Sulmohet edhe autobusi i PSG, Ibra shpëton për pak

Zlatan Ibrahimovic për pak sa nuk është goditur nga një top golfi, pas sulmit ndaj autobusit të Paris Saint-Germainit para ndeshjes kundër Marseille.

Autobusi ishte afro 800 metra larg Stade Velodrome kur u godit nga një top golfi, i cili krijoi një vrimë në xham, drejt  mbi ulësen ku gjendej sulmuesi suedez.

33-vjeçari nuk ka pësuar ndonjë lëndim, prandaj e nisi ndeshjen nga minuta e parë. Ndeshja u fitua nga PSG 3-2 nga ku PSG mori edhe vendin e parë në Ligën e parë franceze.