Trepça ka arritur fitore të rëndësishme ndaj Rahovecit me rezultatin 4-1.
Mitrovicasit me katër golat e shënuar, tashmë janë skuadra me sulmin më të mirë në Ligën e Parë – Grupi A, shkruan Gazeta OLLE.
22 gola e dërgojnë Trepçën në vendin e dytë, pozitë e cila siguron ‘Play In’ e Ligës së Parë.
Trepça shfrytëzoi gabimin e Vëllaznimit e cila luajti baras me Besën e Pejës në Gjakovë sot.