Suksesi i xhudos nuk ka të ndalur, pesë medalje për Kosovën në Kampionatin Ballkanik u23

Kosova vazhdon të jetë shumë e suksesshme në sportin e xhudos, kësaj radhe ka fituar pesë medalje në Kampionatin Ballkanik u23 të xhudos, duke përfshirë edhe një të artë.

Muhamedin Veseli fitoi katër ndeshje radhazi me Ippon, për të siguruar medaljen e artë pasi mposhti Alperen Ergun, Bunyamin Nasiroglu, Onur Tasçi dhe Firat Çekim.

Dëbora Gjakova ia siguroi Kosovës medaljen e argjendtë, pasi në gjysmëfinale mposhti me Ippon, garuesen nga Bosnja e Hercegovina, Dzejla Kozljak.

Ndërkohë, Gjakova në finale humbi me Ippon, nga garuesja e Turqisë Habibe Ayfonlu dhe u stolis me medalje të argjendtë.

Loris Sharapolli për të bronztën fitoi ndaj garuesit nga Mali i Zi, Djordje Persic.

Sara Osmani mposhti me Ippon, garuesen turke, Yagmur Avci për medaljen e bronztë.

Rrezarta Alimi mposhti me Wazaari turken Yagmur Naz Aydin për të tretën të bronztë. /Gazeta Olle/

Postimi i plotë i Federatës së Xhudos në Kosovë:

Medalje për Kosovën, Doda e bronztë në Kupën Evropiane

Bashkimi rikthehet te fitorja kurse Prishtina nuk lejon befasi