Sukses historik për Kosovën, Bajraktaraj i artë në Arnold Classic Europe

Kushtrim Bajraktaraj ka dalë fitues në një nga garat më të rëndësishme të bodybuildingut.

Kushtrim Bajraktaraj ka arritur një nga sukseset më të mëdha në sportin e bodybuildingut në Kosovë. Ai ka dalë fitues në turneun prestigjioz Arnold Classic Europe duke fituar medaljen e artë në kategorinë deri në 80 kilogramë.

Në organizimin e madh të mbajtur në Spanjë, Bajraktaraj arriti një tjetër triumf të madh në karrierën e tij të lavdishme në sportin e bodybuildingut.

Në një konkurrencë mjaft të fortë, Bajraktaraj u shpërblye me medaljen e artë, që vjen si sukses i radhës pas triumfit të fundit në Tiger Classic – Diamond Cup në Rumani.

Amir Rrahmani në formacionin e javës në Serie A pas paraqitjes së madhe me Napolin

Shkodran Mustafi flet për të kaluarën te Schalke dhe të tashmen te Levante