Suhareka zyrtarizon afrimin e radhës nga Fushë Kosova

Suhareka ka nënshkruar marrëveshje me sulmuesin, Armend Abazin.
Ekipi suharekas ka konfirmuar transferimin e radhës në afatin kalimtar dimëror, duke e përforcuar ekipin edhe në fazën e sulmit.
Abazi është transferuar nga Fushë Kosova, kurse në të kaluarën ka qenë pjesë e Drenicës , Ferizaj e Malishevës.
Postimi i plotë nga FC Suhareka:
“ARMEND ABAZI përforcon sulmin tonë.
Ju njoftojmë që kemi arritur marrëveshje transferimi me topsulmuesin Armend Abazi.

Abazi shënues i shumë golave në superligë i bashkohet klubit tonë nga Fushë Kosova , kurse në të kaluarën ka qenë pjesë e Drenicës , Ferizaj e Malishevës.
I urojmë mirëseardhje Armendit , na priftë e mbara!” /Gazeta Olle/

Ermal Krasniqi gjen golin e parë me fanellën e Rapidit të Bukureshtit

Federata Shqiptare e Futbollit shkruan për arritjen e jashtëzakonshme të Ardian Ismajlit