Suhareka turpërohet nga klubi i rangjeve të ulëta të Brazilit

Skuadra tjetër kosovar që po përgatitet në Turqi, Suhareka e ka humbur miqësoren e parë në Antalia.

Suhareka e Kategorisë së Dytë të Kosovës ka pësuar disfatë nga Gremio me rezultatin 3:2. Gremio garon në nivele të ulëta të futbollit të Brazilit. Është pjesë e nivelit të pestë të kampionatit shtetëror të futbollit profesional të Sao Paulos, një nga kampionatet shtetërore braziliane. Liridon Fethaj e Armend Abazi shënuan golat për Suharekën. /Gazeta Olle/

Ballkani barazon miqësoren e parë në Turqi

Prishtina mposht minimalisht kampionin e Kazakistanit