Suhareka reagon për ngjarjen e turpshme që ndodhi në Istog ku u sulmuan futbollistët e tyre

Istogu dhe Suhareka kanë luajtur baras 1-1 në kuadër të xhiros së pestë në Ligën e Parë të Kosovës.

Por pas përfundimit të ndeshjes tifozë dhe zyrtarë të skuadrës vendase kanë sulmuar futbollistët e Suharekës.

Kjo ka bërë që të vije reagimi nga FC Suhareka që kanë kërkuar nga organet kompetente dhe nga FFK të marrin vendimet e duhura.

“Ngjarje skandaloze pas përfundimit të ndeshjes nga futbollistët , zyrtarët dhe shikuesit të pranishëm në stadium , skena të tilla vetëm sa e dëmtojnë imazhin e futbollit Kosovar në përgjithësi , kërkojmë nga organet kompetente dhe nga organet brenda FFK-së të marrin vendimet e duhura. TMERR !!!!”, ka shkruar faqja zyrtare e Suharekës. /Gazeta Olle/

Kosova vatër e medaljeve të arta, kësaj radhe nga sporti i karatesë

KosovaU19 fiton në miqësoren kundër Lihtenshtajnit