Kanë përfunduar të gjitha ndeshjet e parapara në dy grupet e Ligës së Parë, A dhe B.
Kryendeshja e xhiros së 22-të është zhvilluar në Suharekë, ku Suhareka ka marrë fitore të madhe ndaj Trepçës ’89 me rezultat 3-1.
Dinamo nga ana tjetër ka marrë fitore shumë të vlefshme pasi ka mposhtur Rahovecin me rezultat 4-0.
Fitore ka marrë edhe Phoenix 2-1 ndaj Trepçës, derisa me të njëjtin rezultat Drenica triumfoi në udhëtim te Istogu. Rilindja ka marrë tre pikë para adhuruesve të vete pasi mposhti Vëllaznimin 3-1.
Suhareka me tre pikët e ditës së sotme ka bërë hap gjigant drejt Superligës, pasi tani zë vendin e parë me 44 pikë, katër më shumë se Dinamo në vendin e dytë dhe pesë më shumë se Trepça ’89.
Rezultatet dhe tabela në Grupin A:
Në Grupin B janë zhvilluar vetëm tre ndeshje, pasi Ulpiana dhe Vllaznia e Pozhoranit janë përjashtuar nga garat.
Ferizaj ka marrë tre pikë me rezultat zyrtar ndaj Ulpianës, njësoj siç i ka marrë Ramiz Sadiku ndaj Vllaznisë.
Kika është mposhtur nga Flamurtari 2-4, Vushtrria ka triumfuar ndaj 2 Korrikut me rezultat 2-1 dhe Prishtina e Re ka mposhtur Vjosën 1-0.
Tabelës i prinë Ferizaj me 51 pikë, derisa Prishtina e Re është e dyta me 50 sosh. /Telegrafi/
Rezultatet dhe tabela në Grupin B: